LSDM-ja e akuzon pushtetin se i shkel ligjet me atë që qindra qytetarë nuk mund t’i marrin subvencionet dhe bursat e tyre, sepse u është thënë se qeveria teknike nuk guxon të kryejë pagesa të mjeteve. “Përgjigjet e ministrive të Bujqësisë dhe Arsimit janë identike – nuk guxojnë të paguhen mjete sepse ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe për atë se bëhet fjalë për Qeveri teknike”, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
I njëjti ligj, ashtu siç tha, nuk vlen për ministritë e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë të cilat nuk kanë problem të paguajnë para buxhetore për kryerjen e furnizimeve publike. “Nga njëra anë ndahen tenderë, furnizime publike dhe detyrohet shteti, ndërsa nga ana tjetër kemi mijëra persona të cilët nuk mund të vijnë deri te paratë të cilat u takojnë”, thotë Shilegov. Ai theksoi se askush nuk guxon të vihet nën ligjet dhe se edhe për këto, si dhe për të gjitha keqpërdorimet e tjera do të vijojë përgjegjësi.