Shkup, 21 janar – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), ka reaguar pas kërkesës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që të shpallet gjendje e jashtzakonshme për shkak të nivelit të lartë të ajrit të ndotur, njofton Koha.
“Hidro Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja e tij 100 për qind rrisin çmimin e energjisë elektrike, e cila ka ndikuar në mijëra familje që të kalojnë në ngrohje jo të shëndetshme. Përveç kësaj, për shkak të interesave kriminale të VMRO-DPMNE-së, ata nuk morën ndonjë veprim për ndotjen e ajrit. Mickoski ishte i heshtur për 11 vjet për ndotjen e ajrit. Biznesi i hidrocentraleve që e fitoi nga shefi i tij, Nikolla Gruevski, ishte më i rëndësishëm se shëndeti i qytetarëve. Mickoski të mos bëhet kinse shqetësohet. Tani të gjitha institucionet janë të angazhuara në zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit”, thuhet në reagimin e LSDM-së. (Koha.mk)