Investojmë në kapitalin njerëzor, pas rritjes së pagave, vijon edhe rritja e pensioneve, propozim buxheti i ri sjell më shumë para te qytetarët.
LSDM vazhdon me kujdesin e njëjtë për të gjithë qytetarët e Republikës të Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Kjo konfirmohet edhe me propozim-buxhetin e ri për vitin 2020, ku kujdesi për kapitalin njerëzor për njerëzit, e ndërrmer vendin qendror.
Pas vendimeve për rritje të pagës minimale, rritje të pagës mesatare, vendimi për punëtorët e falimentuar, rritja e pakos sociale për 300 për qind, masat për zvogëlim të papunësisë në 17,5 për qind rekorde, hapja e 54.000 vendeve të reja të punës, subvencionet në bujqësi dhe shumë reforma e masa tjera, me propozim buxhetin për vitin 2020 është parashikuar edhe rritja e pensioneve.
Duke i marrë parasysh parametrat ekonomik në dy vitet e fundit, veçanërisht rritja e pagës mesatare për më shumë se 2,297 denarë, dhe të pagës minimale për 4 deri 5,000 denarë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM vendosi të ketë edhe rritje të pensioneve.
Propozim-buxheti për vitin 2020, në shëndetësi, arsim dhe punë sociale parasheh investim prej gjithsej 154 miliard denarë. Ajo është rritje për më shumë se 10 miliard denarë në krahasim me ribalancin e vitit 2019, përkatësisht Buxhetin e fundit.
Përmes investimeve në këto sektore, të cilat në mënyrë të ndërsjellë plotësohen dhe e përforcojnë efektin, në mënyrë direkte kontribuohet drejt rritjes më të fuqishme eknomike dhe zhvillimit.
Propozim buxheti për vitin 2020, është kahëzuar drejt investimeve në kapitalin njerëzor në spitale, mjekët, punonjësit shëndetësor dhe mësimdhënësit, përmes rritjes së pagave të tyre. Me qëllim të motivimit dhe simulimit më të madh dhe mbajtjes e tyre në shtet, ndërsa njëkohësisht shërbim më i mirë ndaj pacientëve, vlerësimi i punës dhe investimi i tyre më i madh.
Nuk është përjashtuar as sektori privat i cili është gjenerator i rëndësishëm për rritjen ekonomike, dhe në atë drejtim janë edhe masat për subvencionim të kontributeve të pagave për ato kompani të cilat do t’i rrisin pagat prej 600 deri në 6000 denarë, ndërsa janë siguruar 2.4 miliard denarë. Ku përveç tërheqjes, mbajtjes dhe motivimit të kuadrove arsimore, kemi zbritje direkte të parave nga kontributet e pagave të rritura në fonde.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes krijimit të politikave reale dhe të përmbajtura në kapitalin njerëzor, atë e ka bërë edhe deri tani, por e vazhdon dhe në të ardhmen ende më të përforcuar me krijimin e masave dhe politikave të reja.