LSDM-ja pret që të gjithë deputetët në Kuvend të votojnë për Buxhetin për vitin 2019, i cili është në rend dite në seancën e sotme, sepse konsiderojnë nga partia, ai është zhvillimor dhe siguron më shumë para në çdo familje, te secili qytetar.
“Në vitin 2019 prite përshpejtim i rritjes së BPV-së në 3,2 për qind, ku kontribut pozitiv mbi rritjen është parashikuar të kenë kërkesa vendore, neto-eksporti, si dhe investimet kapitale. Neto-rroga mesatare në periudhën e ardhshme të arrijë 4,5 për qind në bazën nominale”, tha në konfetencën e sotme për shtyp deputeti Jovan Mitrveski nga LSDM-ja.
Pritet që numri i të punësuarve në vitin 2019 të rritet për 2,1 për qind, që duhet të kontribuojë ulje të shkallës së papunësisë në rreth 20 për qind.
Me buxhetin është parashikuar rritje e rrogave për pesë për qind për të punësuarit në arsim, shëndetësi, mbrojtjen sociale dhe fëmijërore, mbrojtje, polici, gjyqësi, kulturë, si dhe rritje e rrogës së mjekëve specialistë për 10 për qind.
Në buxhet, potencoi Mitreski, janë siguruar mjete për vendosje të të ardhurava minimale të garantuara dhe pako familjare të të drejtave, me çka shfrytëzuesit do të marrin edhe deri në 300 për qind ndihmë të rritur sociale.
Ai përmendi se janë planifikuar edhe mjete për masën “nafta e gjelbër” si dhe për projekte intrastrukturore dhe mbështetje për kompanitë.