Shkup, 13 qershor – VMRO-DPMNE duhet të përmirësohet dhe ta mbështesë të ardhmen e Maqedonisë dhe të thotë PO për zgjidhjen e cila e forcon dhe siguron identitetin maqedonas njëherë e përgjithmonë!
Maqedonia nuk ka më gjenerata për të humbur. Qytetarët presin që VMRO-DPMNE të jep mbështetje për zgjidhjen e problemit 25 vjeçar, i cili me dekada e dërgoi vendin në regres.
VMRO-DPMNE duhet të thotë PO për referendum në të cilin qytetarët do ta kenë fjalën e fundit.
Si partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE duhet të tregon përgjegjësi dhe të thotë PO për zgjidhjen e cila mundëson anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian!
PO, për të ardhmen e të gjithë qytetarëve, PO, për të ardhmen e Maqedonisë!