Shkup, 10 shtator – Përgjimet masive të qytetarëve ishin karakteristikë e VMRO-DPMNE-së dhe ajo kohë ka përfunduar me largimin e tyre në opozitë.
Nuk ka më përgjime të paligjshme të qytetarëve dhe shkelje të të drejtave të tyre, të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara dhe respektohen, ndërsa institucionet kompetente të veprojnë në shërbim të ligjeve.
Institucionet kompetente në mënyrë eksprese kanë reaguar, është duke u hetuar rasti me kryetarin e Komunës së Demir Hisarit në procedurë përkatëse ligjore, duke e përfshirë edhe çështjen për përgjegjësi eventuale.
Koha e mosndëshkimit,
Sot Maqedonia është shtet i drejtë ku askush nuk është mbi ligjet dhe ato vlejnë njëjtë për të gjithë. Kushdo që vepron jashtë ligjit përgjigjet për veprimet e tij pa e marrë parasysh përkatësin e tij etnike, fetare, politike etj.