LSDM sot dërgoi kritika deri tek VMRO-DPMNE për gjendjet në shëndetësi, duke vlerësuar se mbyllja e reparteve Pulmologjia me endokrinologjinë dhe Kirurgjia e përgjithshme dhe urgjente në SPSH “8 Shtatori” është pasoja e parë konkrete prej, siç thotë, bllokimit të zgjedhjes së qeverisë së re.
“Nëse do të kishte sot qeveri të re reformuese, do të zgjidhej problemi me kuadrin në spitalin 8 Shtatori dhe ai nuk do të kishte reparte të mbyllura dhe do të punonte me kapacitet të plotë. Nëse VMRO-DPMNE nuk i pengon proceset demokratike, sot do të shqyrtohej propozimi për rritjen e pagave të mjekëve dhe specializantëve, ndërsa mjekët të cilët janë liruar prej obligimeve administrative plotësuese në vendin e punës dhe do t’i kushtoheshin mjekimit”, thuhet në kumtesë. Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE për dhjetë vjet e kanë shkatërruar shëndetësinë, dhe tani, siç kumton, i bllokon ndryshimet të cilat duhet të sjellin shëndetësi cilësore dhe jetë më të mirë për të gjithë.