Shkup, 13 shkurt – Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Lupço Nikolovski përmes një statusi të fundit në facebook është shprehur se partia e tij shqyrton mundësinë e krijimit një shumice të re parlamentare nëse vazhdojnë taktizimet e fundit në kuvend me ligjet e rëndësishme, shkruan gazeta KOHA.
“Nëse Kuvendi vazhdon të taktizojë dhe nëse parandalohet në ndonjë mënyrë votimi për ligje të rëndësishme, e në veçanti Ligji për Prokurorinë Publike, Kodi Zgjedhor, Ligji për Mbrojtjen, shkarkimi i Mizrahit … atëherë ekziston një mundësi reale për ne të krijojmë një shumicë të re parlamentare, dhe më pas një qeveri të re e të qëndrueshme që do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare. Maqedonia Veriore nuk do të mbahet peng i interesave partiake dhe kriminale, sundimi i ligjit dhe e ardhmja europiane janë përparësia e qytetarëve dhe ne do të luftojmë deri në atomin e fundit”, ka shkruar mes tjerave Nikolovski.(koha.mk)
Доколку во Собранието се продолжи со тактизирање и ако на кој било начин се оневозможи гласање на важните закони, а…
Publiée par Ljupcho Nikolovski sur Jeudi 13 février 2020