Për LSDM është i papranueshëm propozim-ligji i VMRO-DPMNE-së për aministimin e të dënuarve të 27 prillit. Nga kjo parti thonë se për disa herë me radhë se VMRO po e tregon dyfytyrësinë e saj.
“Kur bëhet fjalë për dhunues ata janë të parët, janë të zëshëm dhe gjithmonë kanë qenë të tillë. Kjo është edhe një dëshmi eklatante se në VMRO tekstualisht asgjë nuk ka ndryshuar. Matrica e njëjtë, njerëzit e njëjtë, shprehitë e njëjta dhe politikat e njëjta. Ne jemi konsistent në qëndrimet tona dhe edhe me herët kolegët e mi disa herë kanë deklaruar në publik se për ne është e papranueshme aministimi i dhunuesve të 27 prillit”, Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.