Shkup, 13 nëntor – Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka folur për emrat e bartësve të listave dhe kandidatëve për deputetë të BDI-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, LSDM-në si dhe Prokurorinë Speciale të Maqedonisë. “Ky është vullneti i shumicës, anëtarësisë së BDI-së. BDI si parti funksionin si lëvizje demokratike ku respektohet vullneti i shumicës, ku respektohet vullneti i ndryshimeve. Sigurisht që edhe në të ardhmen do të ketë persona të rinj dhe ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Pra, gjithçka bëhet më mirëkuptim, vendoset me dialog, kompromis dhe pretendime që të gjendet zgjidhje më e mirë. Por në BDI rëndë vendoset për ndarjen e njerëzve, pasi bëhet fjalë për persona që kanë kontribuuar shumë, kanë aftësi të veçanta për menaxhim në vende udhëheqëse, por në fund bëhet fjalë për vullnetin e shumicës”, shprehet Ahmeti në lidhje me emrat e bartësve të listave dhe kandidatëve për deputetë të BDI-së. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni me Marrëveshjen së Ohrit fituan lirinë, por tani një nga prioritetet e BDI-së është që kjo liri të materializohet dhe me barazinë, pasi me mospasjen e barazisë edhe liria nuk mund të jetë e plotë. “Lirinë për të cilën shpresojnë qytetarët, lirinë dhe barazinë”, ka thënë Ahmeti për REL. “Në kontinuitet punohej për barazi, por kishim çështje shumë me rëndësi që duhej të mbylleshin dhe të cilat dalin nga MO-ja, duke filluar nga liria nacionale që u mungonte shqiptarëve, deri në pjesëmarrjen e barabartë të shqiptarëve në institucione… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.