LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski ku kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Mickoski të ndërpresë me obstruksione, zgjedhje nuk do të ketë. Edhe gjatë festave, Hristijan Mickoski përsëri e tregon destruktivitetin e tij. Mickoskit i interesojnë vetëm zgjedhjet dhe si ta kapë pushtetin edhe pse qytetarët dhe tërë opinioni është kundër”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, zgjedhje nuk do të ketë, shumica parlamentare është rritur, është zgjedhur Qeveria e re. Në fund ata thonë që Mickoski të ndërpresë me obstruksionet e tij dhe maltretimin e opinionit me dëshirat e tij personale.