Shkup, 9 shtator – LSDM-ja shpreh ngushëllime të thella për familjet e viktimave në zjarrin e mbrëmshëm në spitalin modular në Tetovë.
“Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Hetimi i cili po vijon prej mbrëmë do t’i japë përgjigjet e të gjitha pyetjeve. Mendimet tona janë me tetovarët, së bashku jemi në këtë trishtim dhe keqardhje kolektive”, theksohet në kumtesën e shkurtër të LSDM-së.