LSDM-ja vlerëson se nevojitet transferim i qetë i pushtetit dhe vlerëson se Manifesti i VMRO-DPMNE-së është tentim i pasuksesshëm për kthimin e Nikolla Gruevskit në jetën politike. “Sot është viti 2017, jo 1903. Vullneti i shumicës së qytetarëve është ndryshime, drejtësi dhe jetë cilësore. Zëri i qytetarëve është shprehur në zgjedhje të besueshme askush nuk ka të drejtë ta pengojë. Është formuar në mënyrë demokratike shumicë parlamentare prej 67 deputetëve. Ka program, në qeverinë e re reformuese të Maqedonisë unitare dhe ky është dokumenti i vetëm i vlefshëm për qytetarët. Vijon transferim i pushtetit në mënyrë të qetë që askush nuk ka të drejtë ta pengojë”, qëndron në kumtesën e partisë. Sipas LSDM-së, Maqedonia do të jetë shteti i parë, ndërsa të gjithë që kanë bërë krim do të përgjigjen.