LSDM: Në vitin 2019 përmbyllet reforma e plotë e sistemit për mbrojtje sociale

Shkup, 8 janar – Në vitin 2019 përmbyllet reforma e plotë e sistemit për mbrojtje sociale, jemi duke ndërtuar sistem korrekt i cili na nxjerr nga varfëria dhe ofron më shumë shërbime për qytetarët, thuhet në një kumtesë për media të lëshuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), njofton Koha.mk

“Në vitin e ri 2019 përmes masave janë garantuar të ardhura minimale dhe paketë familjare e të drejtave, të pranuesve të asistencës sociale dhe deri në 300 për qind asistencë të rritur sociale. Njëherësh, lehtësohet qasje për kompensimet e 24.000 amvisërive të cilat për momentin marrin asistencë sociale, ndërsa hapet mundësia të përfshihen 11.000 amvisëri plotësuese. Për dallim prej 3.200 fëmijëve të cilët deri më tani kanë marrë shtesë fëmijërore, me shtesën e re të fëmijëve dhe arsimore do të përfshihen mbi 60.000 fëmijë. Kjo masë ka për qëllim tërheqjen prej varfërisë së fëmijëve”, thuhet në kumtesë.

Nga kjo parti theksojnë se po punohet që të sigurohet ndihmë më e madhe dhe më shumë para tek kategoritë e ndjeshme të qytetarëve.

“Ndërtojmë shoqëri korrekte dhe të drejtë dhe sigurojmë jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thekoshet në kumtesën e LSDM-së. (Koha.mk)