Shkup, 5 shator – LSDM ka shpalosur kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale 2017 në tridhjetë komuna. Për Qytetin e Shkupit, LSDM ka propozuar Petre Shilegovin, Zllatko Marin në Aerodrom, Velimir Smilevskin në Butel, Borçe Georgievskin në Gazi Babë, Aleksandar Naumoskin në Gjorçe Petrov, Stefan Bogoev në Karposh dhe Filip Temelkovski në komunën e Kisella Vodës. Kandidate e LSDM-së për komunën e Haraçinës do të jetë Milikije Halimi, në Bogdanci – Bllashko Shapov, Bërvenicë – Mirko Stojanovski, Vallandovë – Pero Kostadinov, Vevçan – Sasho Jankoski, Vinicë – Ivica Dimitrov, Demir Kapi – Llazar Petrov, Zelenikovë – Borçe Gievski, Jegunovcë – Darko Bllazhevski, Karbinci – Jordan Nasev, Konçe – Bllagoj Iliev, Krivogashtani – Rubinço Shefterovski, Krushevë – Tome Hristoski, Mogillë – Jasmina Gulevska, Novaci – Lube Kuzmanovski, Novo Sellë – Boro Stojçev, Ohër – Jovan Stojanovski, Pehçevë – Dragan Trançevski, Pllasnicë – Shpresim Ajroski, Sveti Nikole – Sasho Velkovski, Sopishte – Dalibor Bogdanovski, Çashka – Goran Stojanovski dhe për komunën Shtip – Bllagoj Boçvarski. “LSDM në zgjedhjet lokale do të dalë me ofertë të ndershme në program dhe kandidatë të cilët janë profesionistë dhe të mirënjohur në profesionet e tyre, persona të cilët njihen nga opinioni dhe të cilët janë të gatshëm të punojnë për interes të qytetarëve”, thuhet në kumtesë. LSDM do të dalë me informatë shtesë edhe për kandidatë në komunat tjera, kur ato do të konfirmohen, thuhet në kumtesën e partisë.