VMRO-DPMNE 11 vjet me vetëdije shkatërroi dhe në mënyrë të organizuar ka shkatërruar sistemin e mbrojtjes sociale në Maqedoni. 11 vjet nuk ka investuar një qindarkë në përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më të rrezikuar, por në të kundërtën, në mënyrën më të pamoralshme i ka keqpërdorur për vota politike.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM, përmes procesit të deinstitucionalizimit është e angazhuar për përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre njerëzve dhe fuqizimin e tyre psikologjik për t’u bërë pjesë e shoqërisë dhe jetës së përditshme.
Në vetëm gjashtë muaj, fëmijët janë nxjerrë nga Shtëpia 25 Maj dhe janë të pajisur me kushte për jetë në një shtëpi të vërtetë familjare. Është forcuar dhe stafi profesional i Qendrave për sigurinë sociale të cilët me vite kanë qenë të lënë pas dore nga politikat e këqija të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.
Rreth një vit pas LSDM udhëheqë me qeverinë, janë inicuar reforma të konsiderueshme të disa rregullave ligjore për mbrojtjen sociale që do tu sjellin vetëm kushte më të mira të jetesës së qytetarëve.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM, Ministria dhe të gjitha institucioneve kompetente do të vazhdojnë me kujdes të shtërngojnë sistemin, të cilin VMRO-DPMNE qëllimisht e kishte shkatërruar, thuhet në kumtesën e LSDM kundër VMRO-DPMNE-së