VMRO-DPMNE-ja anti-popullore është simbol për shkelje sistematike të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Qytetarët, tërë opinioni vendor dhe ndërkombëtar shumë mirë e din kush me vite ka përgjuar në mënyrë të paligjshme dhjetëra mijëra qytetarë: regjimi i VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevski.
Është e dukshme që rasti me bisedat e incizuara telefonike në Prokurorinë themelore publike është mbetje nga e kaluara dhe strukturat e kaluara jodemokratike qeveritare të kryesuara nga VMRO-DPMNE-ja.
Përgjimi i paligjshëm dhe shkelja sistematike e të drejtave dhe lirive të njeriut ishte karakteristikë e tyre.
Nga politikat e tilla kriminale dhe antipopullore, Hristijan Mickoski asnjëherë as nuk u shpreh, as nuk kërkoi falje dhe asnjëherë nuk i dënoi. Përkundrazi, ai bën gjithçka për ta mbrojtur Nikolla Gruevskin dhe krimin e tij.
LSDM-ja pret nga të gjitha institucionet kompetente deri në fund ta zbardhin këtë rast. Jemi të bindur që fajtorët për përgjimin e paligjshëm do të zbulohen dhe do të sanksionohen në mënyrë të dukur.