LSDM vlerëson se mospranimi i Vilma Ruskovkës për kryetare të prokurorisë së re, është vetëm një alibi e VMRO-së. Sipas partisë në pushtet, mospranimi i prokurores Ruskovska për të vazhduar të drejtojë Prokurorinë Publike, është vetëm një alibi për mospranimin propozim ligjit të ri.
“Qëllimi i vetëm i Hristijan Mickoskit është të mbrojë krimin Nikolla Gruevski. Në amendamentet e VMRO-së në tekstet e më hershme të Ligjit për prokurorinë publike në grupet punuese propozohej bashkimi i PSP-së me PP. Asnjë ndryshim nuk ishte e nevojshme për të përfunduar mandatin e prokurores Ruskovska, që është, si me këtë propozim, vazhdojnë të kryejnë funksionin”, thekson LSDM-ja.