Shkup, 6 shkurt – Momente historike për shtetin dhe për të gjithë qytetarët tanë. U realizua ëndrra e shumë brezave, Maqedonia sot e mori vendin e saj në NATO.
“Është nënshkruar Protokolli për aderimin e Maqedonisë në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë – Aleanca e NATO-s. Pas dy viteve izolim, regresion dhe pasiguri, Maqedonia ulet në tryezë të njëjtë me shtete të botës demokratike. Hyrja e Maqedonisë në NATO do të thotë siguri dhe stabilitet i garantuar, siguri të kufijve. Sjell përfitime ekonomike për qytetarët, rritje të investimeve, më shumë para, rritje të rritur ekonomike”, thonw nga LSDM, raporton gazeta KOHA.
Mes tjerash nga kjo parti kanw shtuar se as në një ditë të këtillë historike për Maqedoninë, për qytetarët e saj, VMRO-DPMNE nuk mundi të mbledhë forcë t’u urojë qytetarëve, deputetëve Qeverisë, të gjithëve të cilët dhanë kontribut për suksesin e madh. Në vend të urimeve VMRO-DPMNE, sipas LSDM-sw, në mënyrë hipokrite edhe sot tentoi të nxjerrë të pavërteta.
Ndryshe nga atje kanw pwrkujtuar qytetarët, se shumë mirë e dinë kush ishte kundër Marrëveshjes së Prespës, që i pengonte reformat, e që tentonte ta bllokojë të ardhmen e Maqedonisë në NATO. (koha.mk)