Shkup, 25 prill– Hristian Mickoski të mos ik nga opinioni më shumë se dhjetë ditë, duke u fshehur pas rrjeteve sociale, por të dalë para qytetarëve dhe të përgjigjet në pyetjet lidhur me marrëveshjet me vlerë prej 10,5 milionë eurosh, të lidhura në marrëveshje jo të drejtpërdrejta, në periudhën kur ai ka udhëhequr me SHA ELEM, është qëndrimi i LSDM-së.
“Fakt është ligji për pagën minimale jep rezultate dhe se paga mesatare po rritet në krahasim me vitet e fundit. Kjo është konfirmuar edhe përmes të dhënave të publikuara në opinion nga Enti Shtetëror për Statistikë”, thonë nga LSDM-ja.
Të dhënat të cilat tregojnë se paga mesatare neto e paguar në shkurt të vitit 2018 është për 3,6 për qind më e lartë se paga e paguar në shkurt të vitit 2017.
“Mickoski mund të bëjë krahasim, konkluzioni është ai”, thonë nga LSDM-ja.