LSDM: Mickoski sërish tenton ta bllokojë përparimin e vendit

Sipas tyre, Mickoski shqetësohet vetëm për mbrojtjen e Nikolla Gruevskit, duke shtuar se ai është kryetari i vërtetë i VMRO-DPMNE -së

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se kryetari i VMRO-DPMNE -së Hristijan Mickoski është kundër drejtësisë.

Sipas tyre, Mickoski shqetësohet vetëm për mbrojtjen e Nikolla Gruevskit, duke shtuar se ai është kryetari i vërtetë i VMRO-DPMNE -së.

“Bllokimet dhe destruktiviteti i tij nuk do të kenë sukses. Përparimi i shtetit do të vazhdojë, me të ose pa të. LSDM-ja do të bëjë gjithçka që të përmbushet drejtësia”, thonë nga partia maqedonase në pushtet.

Ata shtojnë se me ngjarjet e fundit është treguar se sistemi gjyqësor i pavarur dhe drejtësia joselektive janë të mundura në shtet.