Shkup, 8 maj – Nga Lidhja Social Demokrate kanë reaguar lidhur me akuzat e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ku thonë se Mickovski ka hyrë në matricën e gabuar të ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili njejtë me vite pa bazë e akuzonte Zoran Zaevin për punën e tij në Komunën e Strumicës.
“Viti 2014, periudha në të cilën pa bazë akuzon sot Mickovski, VMRO-DPMNE ka pasur kontroll mbi institucionet edhe përderisa ekzistonte ndonjë dyshim më të vogël për kriminalitet nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe familjes së tij, menjëherë do të procesoheshin”.
Gjithashtu shtojnë se është jo serioze, dhe e papërgjegjshme që Mickovski sot pas katër viteve të tentoj të tregojë afera të paramenduara të rrejshme nga VMRO-DPMNE.