Shkup, 8 tetor – Mickoski përsëri flet me zërin e Gruevkit, duke bërë përpjekje për t’u sqaruar vetë. Kështu nis reagimi i LSDM-së ndaj letrës së hapurt të liderit të VMRO-së drejtuar kryeministrit Zoran Zaev dhe LSDM-së.
“Qytetarët e kanë të qartë se çfarë dëshiron Mickoski: e para, Maqedonia t’i mundësojë amnisti Nikolla Gruevksit dhe e dyta, Maqedonia të heq dorë nga BE- ja dhe NATO, të heq dorë nga interesat e larta strategjike. Nuk ka nevojë që Hristian Mickoski të sqarohet, as njëra as tjetra nuk do të ndodhë, le të mos shpresojë më kot.
Shumicë e dërrmuese prej mbi 80% e qytetarëve janë për NATO dhe BE dhe ky përcaktim strategjik i Maqedonisë me interes të lartë shtetëror duhet të respektohet. Mickoski mbetet i vetëm në mbrojtjen e krimeve të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nëse kryesia e VMRO-DPMNE-së dhe Hristian Mickoski me çdo kusht tentojë ta bllokojnë ardhmërinë, atëherë dalja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara menjëherë. Nga vullneti i popullit nuk mund të ikë. Nuk do të ketë amnisti për askënd, Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së”.