Shkup, 30 dhjetor – Në fund të vitit 2018 mund të sublimohen më së paku 15 arsye që e definojnë Hristijan Mickoskin si person destruktiv dhe të paftë duke i vazhduar politikat e mentorit të tij, Nikolla Gruevski, i cili nuk ka plan, ide, program, i cili vepron kundër NATO-s dhe BE-së, kundër të ardhmes së Maqedonisë, ka reaguar sot LSDM-ja përmes një kumtese për media.
“Një vit të plotë, Hristijan Mickoski nuk ofroi asgjë për qytetarët, nuk tha asnjë alternativë të mundshme, nuk ofroi as program, ide apo interes për shtetin. Mickoski kishte 365 ditë, por asnjëherë nuk i braktisi qëndrimet destruktive të Nikolla Gruevskit kundër NATO-s dhe BE-së, kundër konceptit një shoqëri, por përkundrazi i vazhdoi. Mickoski nuk e reformoi e as demokratizoi partinë, por ngeli t’i zbatojë politikat antiperëndimore kundër proceseve për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO…”, kanë thënë në LSDM.