Shkup, 29 tetor 2018- Piuni antipopullor Hristian Mickoski tashmë pesë ditë fshihet pas reagimeve konfuze të udhëheqësisë antiperëndimore të VMRO-DPMNE-së.
Udhëheqësia antipopullore e VMRO-DPMNE-së dhe Hidro Mickoski janë kapur në gënjeshtër, qytetarët e kuptuan për skemat me Gruevskin, se si kanë arritur deri te hidrocentralet.
Udhëheqësia antipopullore e VMRO-DPMNE-së fillimisht pohoi se Hidro Mickoski ka pjesë prej 7 për qind në kompaninë “Energotek” SHPK Shkup. Pastaj, e njëjta udhëheqësi antipopullore pohonte se Hidro Mickoski ka pjesë prej 7 për qind në kompani tjetër, ndërsa dje udhëheqësia antipopullore e VMRO-DPMNE-së pohoi se Mickoski ka pjesë prej 7 për qind në konsorciumin e “Minka – Energotek”.
Tri ditë, tri pohime të ndryshme. Udhëheqësia antipopullore e VMRO-DPMNE-së nuk mund të merret vesh mes vete se si do të gënjej.
Opinioni sot e kuptoi të vërtetën: kompania “Energotek SHPK Shkup” ku ka pjesë Mickoski, ka pjesë prej 99 % në konsorciumin “Minka – Energotek”.
Është i dukshëm bashkëpunimi i piunit antipopullor Mickoski me krimet e Gruevskit dhe kjo doli në sipërfaqe.
Për këtë Hidro Mickoski mbetet vetëm mbështetës i krimeve të mentorit të tij Gruevski.
Qendra për komunikime me opinionin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë