Shkup 28 mars– VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski sot pranuan se ai ka qenë pjesëmarrës në Kuvend më 27 prill dhe me atë partia opozitare pranoi se ajo qëndron pas dhunës që ndodhi të enjten e përgjakshme, thuhet në kumtesën e LSDM-së, pas postimit të një statusi të Mickoskit në rrjetin Fejsbuk.
Me atë Mickoski, shtohet më tej, vërteton se është pjesë e politikave të paraardhësit të tij Nikolla Gruevski.
“Është e qartë se Hristijan Mickoski ka të njëjtën matricë destruktive të paraardhësit të tij Gruevski, nuk arrin të tejkalojë politikat e konfliktit dhe të ndarjes dhe për ta reformuar me të vërtetë VMRO-DPMNE-në në subjekt politik të përgjegjshëm dhe konstruktiv”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.