LSDM-ja kërkoi sot që masa për transportin publik falas në Shkup të shoqërohet me më shumë masa të tjera që të zbuten pasojat nga ndotja. Partia propozon njëkohësisht me transportin publik falas të vendoset sistemi për udhëtim çift-tek, të kyçen numër më i madh i autobusëve për transport të sigurt dhe me kohë të qytetarëve, ndërsa të gjitha organet kompetente shtetërore dhe komunale të kryejnë çdo ditë mbikëqyrje për efektet nga masat mbi ndotjen e ajrit.