Shkup, 16 nëntor – LSDM do të parashtrojë amendamente në ato pjesë të propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, të cilat ishin diskutabile dhe kanë shkaktuar debat. Këtë mbrëmë në “Top Tema” në Telma e paralajmëroi koordinatori i grupit parlamentar të LSDM, Tomisllav Tuntev. Ai tha se tash më është formuar një grup i punës prej disa deputetëve të LSDM, të cilët po i përpilojnë amendamentet. “Do të veprohet përmes amendamenteve kryesisht në ato dispozita, të cilat kanë qenë diskutabile, nëse do të ketë dygjuhësi, nëse ka qenë ligji për dygjuhësi ose për gjuhën shqipe, ose nëse do të ketë dygjuhësi në Maqedoninë Lindore ose në vendet e vogla, ose dygjuhësi për paratë. Do të precizojmë dispozitat ligjore, që mos të mund ai të kumtohet kështu ose ashtu”, ka thënë Tuntev. Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE nuk tregoi se sa amendamente përpilon partia në propozim-ligjin për gjuhët, por ai theksoi se me ligjin mund të rrezikohet gjuha maqedonase. (koha.mk)