VMRO-DPMNE ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të krimit, kundër drejtësisë dhe kundër përparimit të shtetit.
VMRO-DPMNE ka treguar se mbrojtja e krimit, mbrojtja e kryerësve të veprave serioze kriminale nga radhët e partisë së vet është më me rëndësi.
Funksionimi i të drejtës dhe shtetit juridik, zbulimi i zgjidhjes së rasteve me nivel të lartë të korrupsionit, nuk ju konvenon atyre nga VMRO-DPMNE. Prandaj janë kundër PSP-së si Prokurori e veçantë, prandaj janë kundër Ligjit të ri për Prokurori publike.
VMRO-DPMNE nuk dëshiron Prokurori të pavarur dhe profesionale, prandaj është kundër reformave. Në vend të amendamenteve konkrete dhe propozimeve për tekst ligjor për Prokurorinë publike, ata dorëzojnë disa parime të rrejshme.
PSP patjetër të vazhdojë si Prokurori e veçantë, ndërsa ligji i ri i Prokurorisë publike është zgjidhje adekuate e cila është në interes të shtetit dhe qytetarëve.
Qendra për komunikim me opinionin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (koha.mk)