Shkup, 12 korrik – Maqedonia gëzohet, e ardhmja e Maqedonisë është e garantuar, ndërtojmë shtet sipas rregullave evropiane! Maqedonia gëzohet!, ky është reagimi i LSDM-së pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO.
“E ardhmja e Maqedonisë është e garantuar, identiteti i Maqedonisë është siguruar. Ajo e cila me dekada është pritur, përfundimisht bëhet realitet për qytetarët e Maqedonisë, mbesim pjesë e familjes evropiane dhe aleancës së NATO-s, atje ku përkasim. Maqedonia shkon përpara!.
Sigurimi dhe stabiliteti i siguruar, më shumë investime, besim ndërkombëtar i përforcuar në ekonominë e Maqedonisë, vende të reja të punës dhe më shumë para në çdo familje, janë pjesë e përfitimeve të anëtarësimit në NATO.
Dhe përderisa lajmet pozitive për vendin gjithkund në botë ishin përshëndetur dhe përkrahur, ndërsa suksesi historik ishte transmetuar në mediat botërore, vetëm VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski nuk morën guximin ta përshëndesin suksesin e Maqedonisë.
Përfundimisht, VMRO-DPMNE duhet të shprehet nëse brengoset për të ardhmen e qytetarëve të Maqedonisë dhe për të ardhmen e shtetit.
Nëse VMRO-DPMNE megjithatë e përkrahë përparimin e vendit dhe jetën më të mirë për qytetarët e Maqedonisë?
Mjaft ishin dy dekada e gjysmë pritje, stagnim dhe pasiguri. Përfundimisht vendi bëri një hap përpara, i cili do të shënohet në historinë e saj.
Hapërojmë drejt BE-së dhe me të së bashku ndërtojmë shtet sipas rregullave evropiane.
PO për të ardhmen e Maqedonisë!”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.