Maqedonia arriti, Mockoski, Baçev dhe Gruevski dështuan, mund të përgatiten për dështim të ri në çfarëdo qoftë zgjedhje. Për gjithmonë do të mbahet mend: Mickovski, Gruevski, Baçev dhe Ivanov punuan kundër qytetarëve dhe kundër BE-së dhe NATO-s, por nuk patën sukses!
Fitoi e ardhmja e sigurt kundrejt të kaluarës së errët.
Ftoi progresi kundrejt frenimi dhe bllokadave.
Fitoi patriotizmi i vërtetë kundrejt shërbimit për interesa të huaja antiperëndimore.
Qytetarët janë krenarë me të gjithë deputetët që e mbështetën anëtarësimin në NATO dhe BE me identitet të mbrojtur dhe të garantuar të Maqedonisë.
Kur do të ketë zgjedhje nuk varet nga Mickoski, por nga prioritetet e qytetarëve dhe shtetit.
Ndërsa zëdhënësi Baçevit, Hristian Mickoski mund të përgatitet vetëm për humbje të re në cilat do zgjedhje.
Mickoski antiperëndimor dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së do të munden pikërsht nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pa dallim kur ato do të mbahen.
Qytetarët nuk do të lejojnë Ivanov të ri, as Grueski të ri.
VMRO-DPMNE-ja dhe kandidati i Mickoskit dhe Gruevskit do të ballafaqohen me humbje në zgjedhjet presidenciale këtë vit.
Qendra për komunikime me opinion e LSDM-së.