Për ekonomi të fuqishme: Rritje të BPV-së prej 3,7 për qind
Pas viteve në ngecje dhe stagnim, ekonomia viteve të fundit po lëviz në drejtim të duhur.
Konfirmim për atë se lëvizim drejt ekonomisë së fuqishme është rritja e BPV-së prej 3,7 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2018.
Rritja e vazhdueshme e BPV-së në vitin 2018 është dëshmi se politikat ekonomike të Qeverisë të kryesuar nga LSDM-ja janë vendosur në mënyrë të duhur dhe japin rezultate reale dhe të dukshme.
Përveç BPV-së në vitin 2018 është vërejtur vlerë rekorde e investimeve të huaja në vlerë prej 624,5 milionë euro, ndërsa rritja e prodhimtarisë industriale në vitin 2018 është më e lartë në shtatë vitet e fundit.
Këto të dhëna zyrtare e konfirmojnë suksesin dhe angazhimin e Qeverisë të kryesuar nga LSDM-ja për të siguruar rritje të ekonomisë, shumë investime, hapje të vendeve të reja të punës dhe me këtë edhe shumë para tek qytetarët.
Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja vazhdon me krijimin dhe zbatimin e politikave ekonomike që sigurojnë rritje ekonomike dhe zhvillim dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët.
Qendra për komunikime me opinionin
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (koha.mk)