Shkup, 8 qershor – Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM dhe partitë tjera parlamentare kanë arritur koncensus për propozim dhe miratim të Ligjit për shlyerjen e interesit për pagesën e borxheve, Ligj që do të lehtëson funksionimin e qytetarëve dhe do të kursen të ardhura shtesë.
Qeverisja e LSDM-së po lufton që të sigurojnë kushte të favorshme dhe jo-selektive për jetë më të mirë të qytetarëve, në atë drejtim shumica parlamentare ka arritur konsensus për Ligjin i cili ka të bëjë me shlyerjen e interesit për borxhin e vonuar, borxhin kryesor dhe shpenzimet e procedurës për çështje komunale, elektrike, të ngrohtores, ujit, telefonisë, operatorëve kabllovik dhe mobil, shfrytëzimin e hapësirave të përbashkëta, ujijte të tokës bujqësore, duke për përfshirë edhe shpezimet e procedurës nga ana e debitorit.
Ky Ligj zgjidh probleme të shumta të qytetarëve të cilët janë përballur me borxhe të vonuara dhe me interese për të cilat lëndë as nuk kanë qenë të njoftuar se ekzistonin dhe për të njejtat është ngritu procedurë për pagesë të detyrueshme.
Propozim-ligji edhe njëherë konfirmon e Qeveria e udhëhequr nga LSDM punon në interes të qytetarëve dhe siguron më shumë para në buxhetet familjare.
Të gjitha masat reformuese që po ndërmerren janë për të siguruar kushte më të mira për jetë dhe për t’u ndihmuar qytetarëve përmes zgjidhjes së problemeve me të cilat janë përballuar në të kaluarën dhe nuk janë zgjidhur me vite të tëra.