Shkup, 21 qershor – Është fakt se Qeveria e udhëhequr nga LSDM me përgjegjësi menaxhon me financat publike, e zvogëlon frekuencën e detyrimeve dhe rregullisht i servison borxhet e mëtutjeshme.
“Me një pjesë të mjeteve nga ankandet e djeshme kthehen borxhet e vjetra të VMRO-DPMNE-së. Këto mjete janë siguruar me interes më të ulët në krahasim me ankandet në të kaluarën kur kanë lëvizur edhe deri në 4,60 për qind. Vetëm në muajin qershor sipas bazës së borxheve paraprake, përkatësisht për letrat me vlerë shtetërore të dhëna paraprake për pagesë shlyhen pothuajse 30 milion euro. Hipokrite është VMRO-DPMNE”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Pas shkretimit ekonomik që e bëri, kur qytetarët dhe shteti ishin të obliguar dhe varfëruar vetëm që të realizohen interesat kriminele të dikujt, VMRO-DPMNE nuk ka kredibilitet të flasë për detyrime.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon me menaxhim përgjegjës dhe vendor me financat publike. Me politikat e tilla, hapen mundësi për rënie serioze të borxhit publik për disa vite, prejse të paguhen detyrimet e vjetra të realizuara nga VMRO-DPMNE-ja, të cilat me interesat arrijnë mbi 2 miliardë euro.