Shkup, 9 nëntor – Politika e LSDM-së për rritje ekonomike të shtetit i sanon dëmet që pas vetes i ka lënë qeverisja kriminele 11-vjeçare e VMRO-DPMNE-së dhe siguron mundësi për zhvillim ekonomik, paga më të larta dhe vende të reja pune.
Në kumtesën e LSDM-së thuhet se koha e proteksionizmit dhe ndarja e provizioneve nga tenderët përfunduan me shkuarjen e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit në opozitë. Sot, shtohet më tej, kushtet e vendosura doganore dhe dispozitat ligjore vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë.
“Në rastin konkret, lirimi doganor i dedikohet dhe vlen për të gjithë prodhuesit në mënyrë të barabartë dhe ajo çka është veçanërisht e rëndësishme, u dedikohet produkteve përmes të cilave avancohen standardet ekologjike dhe ndikohet në mjedisin jetësor”, thuhet në kumtesë.
Qeveria reformuese, shtohet në kumtesën e partisë, e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të punojë me llogaridhënie, me përgjegjësi dhe në interes të të gjithë qytetarëve.