Janë të njohura reformat, Stejt Departamenti konstaton progres në lirinë e mediave dhe gjyqësor.
Sipas raportit zyrtar të Stejt Departamentit të SHBA-së për të Drejtat e Njeriut, Republika e Maqedonisë së Veriut shënon progres në lirinë e mediave dhe gjyqësor.
Stejt Departamenti e thekson kontrollin ndaj shërbimeve të sigurisë dhe potencon se në krahasim me vitet e kaluara vërehet se Qeveria e respekton dhe e motivon gjyqësorin e pavarur dhe të paanshëm.
Në disa raste gjykatat i përmbahen ligjeve dhe procedurave për paraburgim. Këtë vit numri i urdhrave për paraburgim ka rënë dukshëm në krahasim me vitet e kaluara, qëndron në raportin e këtij viti.
Theksohet edhe se gjyqësori në përgjithësi e respekton të drejtën për gjykim korrekt.
Gjithsesi se ekzistojnë ende presione dhe probleme të cilat duhet të tejkalohen, për çka po punohet, por konstatimet e Stejt Departamentit inkurajojnë dhe motivojnë për përkushtim edhe më të madh.
QENDRA PËR KOMUNIKIME ME PUBLIKUN
LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË (koha.mk)