LSDM-ja publikon letërnjoftimin bullgar të Arsovskës

Shkup, 27 tetor – Sllavjanka Petrovska nga LSDM-ja në konferencën e sotme për shtyp ka publikuar letërnjoftimin e Daniella Arsovskës, të lëshuar nga autoritetet bullgare.

“Tashmë kemi njoftuar se në vitin 2011 Arsovska ka marrë nënshtetësinë bullgare, për të cilën ekziston dokument, gjegjësisht vërtetim. Sot po publikojmë një tjetër dokument para opinionit, kjo qytetarë të respektuar është letërnjoftimi i Arsovskës që është lëshuar nga autoritetet bullgare. Shtetësia bullgare, letërnjoftimi bullgar i Arsovskës. Me numër, me datëlindje, nënshkrim, me adresë në qytetin e Petriç, e cila meqë ra fjala është ende e vlefshme. Ky letërnjoftim i Arsovskës është lëshuar më 5 maj 2017″, tha mes tjerash Arsovska.