Shkup, 12 janar – Grupi parlamentar i LSDM-së sot propozoi ndryshime të dy ligjeve me qëllim të uljes së shpenzimeve rrugore të deputetëve.
Propozimi, siç theksoi koordinatori i grupit të deputetëve Tomislav Tuntev, e përfshin qëndrimin dhe transportin e deputetëve dhe funksionarëve të tjerë të zgjedhur. Në procedurë të rregullt propozojnë ndryshime të ligjeve për pagë dhe kompensime të funksionarëve të zgjedhur dhe për deputetët.
Presin mbështetje nga të gjithë deputetët përfshirë edhe opozitën.