Bartësja e LSDM-së në Njësinë Zgjedhore 3, Jagoda Shahpaska, e kërkoi mbështetjen e qytetarëve edhe për një mandat, me qëllim, siç tha, të vazhdojnë me politikat e mira.
“E kërkojmë mbështetjen tuaj. E kërkojmë votën tuaj edhe për një mandat për t’i vazhduar politikat e mira, për të vazhduar me ritëm më të shpejtë dhe ta mos humbasim mundësinë që e krijuam bashkërisht për këtë vend të bukur dhe për popullin tonë. Për momentin nuk ka opsion më të mirë për vendin nga Zaevi dhe LSDM-ja. Nuk guxojmë të rrezikojmë të kthehet VMRO-ja, sepse kjo do të shkaktonte kaos në shtet”, deklaroi Jagoda Shahpaska nga LSDM.