Shkup, 20 janar -Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e dënon sulmin fizik mbi gazetaren e televizionit Kanal 5, e cila ka njoftuar nga manifestimi për shënimin e festës fetare Uji i Bekuar, në Shkup.
“Është e papranueshme çfarëdo sulmi fizik, është e papranueshme çfarëdo pengimi në punën e gazetarëve, kjo është e palejueshme. LSDM-ja pret që institucionet kompetente sa më shpejt ta ndriçojnë rastin dhe sulmuesit të mbajnë përgjegjësi gjegjësisht dënim përkatës ligjit”, theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime me opinionin të Lidhjes Socialdemokrate.