LSDM ka reaguar pas konferencës për shtyp të presidentit Gjorgje Ivanov, duke e quajtur atë një realizues të planeve të Nikolla Gruevskit. “Ivanov punonte kundër Kushtetutës dhe obligimeve të tija para qytetarëve me atë që mbështeti dhunën e Nikolla Gruevskit, dhe bashkë me Trajko Valjanovskin në mënyrë të vetëdijshme punonte për urrejtje dhe ndarje në shtet”, thonë nga LSDM, duke shtuar se Ivanov, njëjtë si Gruevski dhe Veljanovski, është përgjegjës për skenarin e përgjakshëm në Kuvend.