LSDM-ja sot kumtoi se shumica parlamentare i ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme që të zhbllokohen proceset demokratike, Nga partia bëjnë thirrje të pushojnë, siç qëndron, politikat destruktive të grindjes dhe VMRO-DPMNE-ja të veprojë në mënyrë konstruktive në proceset që vijojnë.
“E nevojshme për interesat qytetare dhe shtetërore është që të gjitha institucionet dhe përfaqësuesit politik të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme ndaj obligimit para qytetarëve për ta respektuar vullnetin e shumicës, në pajtim me Kushtetutën. Riafirmimi i Programit të Qeverisë së re të Maqedonisë së bashkuar, e cila do të punojë sipas Kushtetutës në interes të perspektivave euroaltantike është të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre dhe shtetit të tyre”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.
Nga rëndësia e jashtëzakonshme për stabilizimin e shtetit, siç theksohet, është që të gjithë liderët politik dhe institucionet të veprojnë në nivel të përgjegjësisë dhe të mundësojnë të vazhdojnë proceset demokratike. Përkujtojnë se më 17 maj para dy viteve ishte dërguar porosi për bashkim pa dallim të cilës do përkatësi dhe përcaktimi dhe se ky është koncepti që e kanë zgjedhur qytetarët në zgjedhje.