Shkup 17 gusht – Njoftimet e shtrembëruara dhe pres konferencat e VMRO-DPMNE-së kriminele janë dëshmi se kjo parti ka humbur tërë busullën politike dhe agjendën e vetme të cilën e ka është përhapja e lajmeve të rreme.
Fluturime të lira do të ketë. Qeveria e RM-së ka siguruar mjete për subvencionimin e kompanive me buxhet të ulët dhe në përputhje me programin qeveritar ajo masë vazhdon.
Ministria e transportit dhe lidhjeve në mënyrë jashtëzakonisht transparente i njoftoi qytetarët se është vërejtur lëshim në tenderin e fundit dhe po i njëjti është anuluar dhe në atë drejtim me qëllim që të punohet drejtë, do të shpallet thirrje e re publike.
Nuk ka më alo Mile mu kujtua dhe marrëveshje “dil oriented” në dëm të qytetarëve.
VMRO-DPMNE-ja nuk mund të pajtohet me faktin se Qeveria e re punon drejtë dhe me përgjegjësi.