LSDM vlerëson se festat si Pashkët janë stimul që qytetarët t’i përkujtojnë detyrat e tyre: kujdesin për veten, por edhe respektin, kujdesin dhe mirëkuptimin për të tjerët, vendosmërinë për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë në të cilën gjithsecili, siç thuhet në kumtesë, mund të jetë i lumtur.
“Maqedonia e ka mundësinë që t’i bashkohet botës demokratike. Qytetarët janë para mundësisë për ta jetuar jetën e tyre, sipas vullnetit të tyre, pa direktiva, shantazhe, presione në mënyrë të qetë dhe të lumtur. Së bashku i filluam ndryshimet të cilat çojnë drejt jetës cilësore për të gjithë, drejtësi, liri, barazi dhe së bashku duhet t’i mundësojmë”, kumtoi LSDM.