Shkup, 11 dhjetor – Lidhja Socialdemokrate ka falënderuar qytetarët për daljen masovike në votime, megjithëse kjo parti ka kritikuar partitë në pushtet se kanë tentuar të pengojnë votimin e lirshëm. “Falënderim i madh te të gjithë qytetarët që numër te madh dolën dhe dhanë votën e tyre për jetë në Maqedoni. Për fat të keq, ashtu si dhe në zgjedhjet e mëparshme grupe të caktuara të aktivistëve të afërta të partive në pushtet kanë tentuar me avazin e vjetër që të pengojnë qytetarët të votojnë lirshëm sipas vullnetit tyre”, tha në pres konferencë Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.