Shkup, 3 dhjetor – Në mes të pandemisë, derisa shteti, të gjitha institucionet, punonjësit shëndetësorë, të gjithë qytetarët po luftojnë kundër koronavirusit, VMRO-DPMNE-ja opozitare me dorëzimin e 500 amendamente në Parlament po bllokon ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor.
Është turp dhe jopërgjegjsi opozita të tentoj ta bllokojë punën e parlamentit, të punojë në dëm të interesave të qytetarëve.
Ky është vazhdim i obstruksioneve që VMRO-DPMNE me muaj i bën ndaj sistemit shëndetësor dhe luftën kundër koronavirusit.
Qytetarët, tërë opinioni e shohin këtë dhe e vlerësojnë.
Për këtë VMRO-DPMNE tre herë me radhë është dënuar nga qytetarët në zgjedhje, për këtë Mickoski është në opozitë edhe shumë do të mbetet aty.