Ohër, 24 janar – LSDM-ja dhe Qeveria punojnë për qytetarët, implementojnë projekte që do të paraqesin progresin e shoqërisë dhe bazën për zhvillimin e ardhshëm. Me ndryshimin e shoqërisë, domosdoshmërisht lind nevoja për të ndryshuar edhe partinë. Sipas vizioneve, partia si përgjegjëse vendosi të ndërmarrë hapa drejt demokratizimit. Me ndryshimet në Statut, si një hap përpara drejt demokratizimit të mëtejshëm, LSDM-ja do të zgjedhë kryetarin në zgjedhje të drejtpërdrejta.
Këtë e deklaroi sot Oliver Spasovski nga Ohri, anëtar i udhëheqjes së LSDM-së dhe ministër i Punëve të Brendshme. Spasovski para anëtarësisë së LSDM-së në Ohër, theksoi se në atë drejtim do të implementohet azhurnimi i anëtarësimit. “Për momentin kemi 1563 ekipe në vend në 74 organizata komunale që do t’i vizitojnë anëtarët e LSDM-së, në përputhje me protokollet shëndetësore. Për këtë temë, ne kemi biseduar sot me anëtarësinë në Ohër, ku është duke u zhvilluar një rishikim i anëtarëve të partisë dhe në këtë mënyrë të tregojmë se nëse mund të demokratizohemi, kemi kapacitetin për të demokratizuar institucionet e shoqërisë”, tha ai.
Spasovski u bëri thirrje anëtarëve të LSDM-së në Ohër që të fillojnë azhurnimin e anëtarësisë së tyre, për të marrë një kartë elektronike. “Mbetemi të hapur për këdo që dëshiron të bashkohet me LSDM-në, për t’iu qasur ideve tona, pikëpamjeve të përbashkëta për të ardhmen e vendit. Ky është një proces i rëndësishëm, një proces në të cilin të gjithë jemi të përfshirë në mënyrë aktive dhe një proces me të cilin do të jemi krenarë, sepse është baza për zhvillimin e ardhshëm si të partisë ashtu edhe të shtetit”, tha Spasovski.