LSDM-ja në kumtesën e sotme thekson se përgjegjësi ligjore do të ketë për të gjitha keqpërdorimet e bëra përmes institucioneve të sistemit dhe për të gjitha keqpërdorimet e bëra me parat e qytetarëve. “Mosveprimi skandaloz i Marko Zvërlevskit i cili e mori peng shtetin ligjor u tregua në vepër me raportin e OLAF, Agjencisë evropiane për luftë kundër korrupsionit, pas çka është ngritur akuzë kundër firmës Aktor për larje të parave dhe mashtrim gjatë ndërtimit të autostradës Demir Kapi – Smokvicë”, qëndron në kumtesën e LSDM-së. Nga partia shtojnë se që në vitin 2014 kanë publikuar se ekziston dyshim serioz për aktivitetet kriminale lidhur pikërisht me ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë. “Pothuajse tre vjet nuk ekziston asnjë zgjidhje ligjore për këtë rast në Maqedoni pikërisht për shkak të institucioneve burokratike dhe mosveprimit të Marko Zvërlevskit”, thonë nga LSDM-ja.