LSDM në reagimin e kumtesës së sotme të VMRO-DPMNE-së thekson se do të ketë edhe Qeveri të re edhe zgjedhje lokale dhe se nuk do të lejojnë paralizim të shtetit.
Sipas LSDM-së, në veprim është Gjorge Ivanov i cili, siç qëndron në kumtesë, duhet të distancohet nga politikat destruktive të Nikolla Gruevskit dhe ta ndajë mandatin për përbërjen e Qeverisë së re që do ta hapë rrugë edhe për zgjedhjet lokale. Ky është interes i lartë shtetëror dhe qytetar dhe të gjithë kanë për obligim të udhëhiqen nga ai, thuhet në reagim.
Të ishte formuar deri tani Qeveria e re, thekson LSDM, nuk do të kishte nevojë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Bllokadat e paarsyeshme nga VMRO-DPMNE tashmë i lanë qytetarët prej nesër pa kryetarë dhe këshilltarë komunash, të punësuarit në institucionet komunale pa paga, njerëzit pa shërbime të nevojshme komunale. Qartë qëllimi është edhe më shqetësues. kaosi pas bllokimit disamujor për formimin e Qeverisë së re, të reflektohet edhe në nivel lokal, që do ta paralizojë tërë shtetin. Atë nuk do ta jelojmë, thekson LSDM.