LSDM njoftoi padi për shpifjet për ryshfet e pretenduara ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së për të votuar për ndryshimet kushtetuese. Padia u njoftua në një konferencë shtypi në parlament nga deputeti Kostadin Kostadinov, menjëherë pasi Sekretari i Përgjithshëm Igor Janushev në selinë e VMRO-DPMNE akuzoi qeverinë për ryshfet ndaj deputetëve nga partia e tij prej 200,000 deri në 2 milionë euro dhe i bëri thirrje Prokurorisë Publike të hap hetim.
“Kjo është nuk është normale, veçanërisht për një person që është sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së,” tha Kostadinov, duke e quajtur udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së anti-perëndimore. (koha.mk)